Categories Lajme

Rrahje të shpeshta zemre, shenja paniku dhe probleme mendore/ Si kthehen shqiptarët nga azili

Në një pyetësor shkencor të zhvilluar në një qendër pritjeje të azilantëve në Lajpcig, më shumë se 50% e azilkërkuesve kanë shfaqur probleme psikike. Një e treta e të anketuarve ka treguar shenja të shqetësimeve posttraumatike, një pjesë tjetër ka raportuar për simptoma si rrahje të shtuara të zemrës, shenja paniku,e të tjera bëri të ditur Universiteti i Lajpcigut.

Nevojë për trajtime të shpejta

Po ashtu tek shumë azilkërkues vërehen edhe shenjat e depresionit. Për studimin e Universitetit të Lajpcigut janë anketuar nga maji i vitit 2017 deri deri në qershor të këtij viti, 569 persona madhorë nga më shumë se 30 vende të botës. Anketimi u zhvillua me gjysmën e tyre brenda javës së parë të mbërritjes në qendrën e pritjes. Sipas studiuesve ky është një reflektim i situatës momentale menjëherë pas mbërritjes së azilkërkuesve.

Sipas psikologëve mund të ndodhë që ata të shfaqin probleme të tjera psikike, por ka edhe nga ata që në një ambient të qetë e të sigurtë arrijnë madje t’i tejkalojnë problemet me shëndetin mendor. Studiuesit i shohin këto rezultate të studimit si shenjë të rëndimit psikik për shumë azilantë. Sipas tyre pa një trajtim të shpejtë dhe të orientuar nga nevojat e tyre, rreziku i një përkeqësimi të shëndetit mendor tek kjo kategori është shumë i lartë. DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME