Categories Politike

Tabaku viziton fasonët: Ja sa taksa paguajnë dhe ç’propozon PD-ja

Ish-deputetja demokrate Jorida Tabaku ka vizituar sot një biznes fason, rrobaqepësi, ku punëtoret ishin kryesisht gra.

Tabaku e ka analizuar konkretisht situatën, duke treguar sa taksa paguan sot ky biznes dhe çfarë alternativash fitimprurëse i propozon PD-ja në platformën e saj qeverisëse.

“Në kuadrin e vazhdueshëm të takimeve me biznesin, sot vizituam një fabrikë fasonësh bashkë me Dhuratën, Flamurin, Shkelqimin dhe Andian, tregon Tabaku në Facebook.

Ndryshe nga përfaqësues të qeverisë që vëmendjen kur projektojnë buxhetin e kanë tek oligarkët për t’ua lehtësuar jetën me politika fiskale që u vijnë përshtat.

Si një përfaqësues i biznesit fason vendas dhe si sipërmarrës tek një nga degët që ka numrin më të lartë të punonjësve, ai na shprehu shqetësimet e tij në lidhje me taksat e larta, barrën e lartë sigurimeve, problemet me rimbursimin e TVSH dhe administratën tatimore. Si dhe mbi të gjitha kosto e rënies së pashpjegueshme të EURO-s që llogaritet sa 11% e fitimit të kompanisë.

Siç edhe pritej shqetësimi i biznesit ishte dhe kosto edhe problem për punonjësit. Këta të fundit paguhen më pak, kanë një kosto më të lartë të jetesës dhe shpenzojnë më pak sepse shteti nuk ofron shërbimet për taksat që merr, rëndon xhepin e bizneseve dhe punonjësve ndërsa këta të fundit nuk marrin atë që meritojnë.

Një biznes fason sot paguan 36.6% të fitimit në formë taksash shoqëruar kjo me 11% të fitimit që humbet nga rënia e pashpjegueshme e EURO-s, humbjet e biznesit janë afër 50% të fitimit.

E gjitha kjo do të thotë më pak investime, rroga më të ulëta, kosto më e lartë dhe më pak vende pune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME