Categories Lajme

TABELA/ Ja 15 shtetet që konsumojnë më shumë birrë. Kryeson Çekia

Në ditën ndërkombëtare të birrës, gjermanët mund të krenohen pasi janë prodhuesi numër një i birrës në BE me një prodhim prej 8.3 miliardë litrash, ose 21% e prodhimit total të BE.

Vendi i dytë që prodhon më shumë birrë brenda BE është Britania me 12 % të prodhimit total të bllokut, e pasuar nga Polonia, Spanja, Holanda dhe Belgjika.Italia ndërkohë e ka rritur sasinë e birrës së prodhuar prej saj, e ndjekur nga Hungaria dhe Republika Çeke. Në kontrast, prodhimi i birrës në Britani ka rënë me 20%.Mbi 39 miliardë litra birrë me alkool është prodhuar në BE, sasi kjo ekuivalente me rreth 76 litra për banor. Holanda mund të mos jetë ndër prodhuesit kryesor por është eksportuesja më e madhe në 2018. Ajo ka eksportuar 1.9 miliardë litra birrë, duke lënë pas Belgjikën dhe Gjermaninë.

Shtetet e Bashkuara ndërkohë janë destinacioni më i madh për eksportin e birrës jashtë bllokut.

Në anën tjetër, Gjermania mund të jetë prodhuesja më e madhe, por nuk është konsumatorja më e madhe, të paktën jo për frymë.

Sipas statistikave, Republika Çeke është vendi që ka konsumuar më shumë birrë vitin e kaluar, me 142,6 litra për person ndërsa Gjermania është vetëm e 4-ta me 104,7 litra për person.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME