Categories Lajme

Tahiri në Gjykatë/ Avokati: Do kërkojmë pushimin e çështjes, Prokuroria nuk ka prova

Një javë pasi u zyrtarizua si i pandehur, ish-ministri Saimir Tahiri ka qenë sot në ambientet e e Gjykatës së Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia. Menjëherë pas daljes nga Gjykata, avokati ka deklaruar se do të kërkojnë pushimin e çështjes pasi Prokuroria nuk ka prova. Ai deklaroi se për akuzat ndaj Tahirit nuk ka asnjë bazë.

“Ne kemi marrë fashikujt nga organi i Prokurorisë të cilat do të vlerësohen nga gjykata për të vendosur nëse do të shkojmë në gjyq. Nuk ka asnjë bazë për këto akuza. Kërkesa nuk është e bazuar ligjërisht. Ne do të kërkojmë pushimin  e cështjes. Ne mohojmë cdo gjë. Mënyra se si janë sevrirur aktet që ngrejnë akuza është e paligjshme jo vetëm për arsyen që kanë dalë por edhe për formën si janë deformuar”, deklaroi Haxhia.

Më 28 shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda çoi në Gjykatë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me tre akuza, të trafikut të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.

Pasi u njoh me akuzat Tahiri tha me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME