Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene

Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas here me dergonte foto te shkrimtarit te madh, duke pare karikaturen e cila botohet per cdo fund jave ne gazeten letraro kulturore,Ex libris .

Keto karikatura te cilat  mbajne  emrin tim, kishin  terhequr  vemendjen e Kadarese. Per kete arsye ai me propozoi  qe te takoheshim nje dite ne vendin e kafes se perditeshme te tyre, ne bar Juvenilja.

Natyrisht qe mezi e prisja  kete takim ,por nuk doja te shkoja duar bosh ,prandaj zgjodha dy nga veprat me te mira te mijat  te punuara  ne akrilik te cilat i vendosa ne kornize per tja dhuruar  shkrimtarit te madh.

Ky takim ndodhi ne mes te muajit maj, gati nje muaj e gjysem perpara. Per fatin tim te mire ne kete takim u ndodh edhe aktori dhe poeti i njohur Timo Flloko, botuesi dhe shkrimtari Fatmir Toci ,si dhe nje zonje me banim ne Paris  Katerina Osmani. Biseda u be e shtruar dhe e qete.

Ne fillim une si arkitekt fola per Vloren, per arkitekturen e saj,per ndryshimet dhe transformimet qe ajo ka bere vitet e fundit. Pastaj biseda u perqendrua rreth artit te humorit dhe te satires, karikatures,per metaforat dhe simbolikat qe ky art perdor, per te shkuaren dhe te ardhmen e ketij arti.

Duke pare karikaturat qe une i  tregoja, i perqendruar dhe me vemendje, natyrisht ato qe i pelqenin me shume i mbante me gjate ne dore,shkrimtarii madh  Kadare tha keto fjale ; Kjo eshe  karikature universale, qe nuk ka as kohe e as vend, se kuptohet nga te gjithe.

Pastaj diskutimi per kete gjini arti u be pjese e bisedes se te gjitheve, me deshiren qe ky art te ngrihej  ne nivelin qe i takon.

Kur une po i tregoja dy karikaturat, te bera dhurate,njera prej te cilave tregonte dy pullumba, ku pullumbi me krahe i  mbyllur ne kafaz,ndersa ai me krahe te prere rrinte jashte kafazit, u be pyetja se cili ng ate dy pullumbat  ndjehej me mire? Gjeniu Kadare drejtoi gishtin nga pullumbi  me krahe i mbyllur ne kafaze duke thene ky ndihet me mire, sepse rron me shpresen se nje dite do fluturoi.

Fotot nga ky takim, i ruaj si gjera te shtrenjta te jetes time. Duke ecur rruges, me kujtimet e ketij takimi te vecante, me vinin ndermend pasazhe te librit te Helena Kadarese “Kohe e pamjaftueshme” se sa bukur do te sherbenin keto kujtime per skenarin e nje filmi per shkrimtarin tone te madh dhe per kete cift te rralle, qe patem fatin ta kemi bashkeudhetare te jetes tone. Nga Arben  Meksi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME