Categories Politike

Takoi Presidentin e KE, Rama zbardh çështjet e nxehta që diskutuan

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, u shpreh se në javët e ardhshme, në tryezën e KE do të shtrohen diskutimet për zgjerimin e BE. Ai u ndal në tre shtyllat kryesore, ku sipas tij, duhet të përqendrohen debatet dhe të cilat duhet të zhvillohen. “Shtylla e parë: domosdoshmëria për vendet evropiane, që kryetarët e qeverive të bien dakord cilat do të jenë reformat për zgjerimin dhe çfarë tip zgjerimi duan që të ketë. Pika e dytë: siç e dini, KE para verës bëri propozime në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe përsëri do ta kemi këtë debat… KE duhet të jetë e qartë për orientimin që do të bëhet, dhe do të bëjmë një dialog të fortë për këtë, dhe unë do të inkurajoj afrimin e pikëpamjeve dhe do të inkurajoj KE që të marrë një vendim.

Pika e tretë, që për mua është themelore: thirrja dhe mobilizimi që duhet të bëhet në tryezën e KE për një pakt arritjesh që do të mobilizojë të gjitha sferat për zhvillimin ekonomik. Fati i Ballkanit Perëndimor duhet të jetë i kthyer drejt BE dhe është bindje e fortë”. Ai u shpreh se duhet të punojnë së bashku për të diskutuar lidhur me këto tema, dhe për të arritur në përfundime të kënaqshme. Nga ana tjetër, Rama zbuloi disa nga pikat kyçe që ka diskutuar në takimin me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Kryeministri tha se ka diskutuar me kreun e KE për pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit.

Gjithashtu, kreu i qeverisë tha se pjesë e diskutimit kanë qenë edhe reformat e bëra në Shqipëri, dhe ato që duhet të bëhen, në procesin e rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian. “Ishte kënaqësi që u takuam sërish me Presidentin e KE, herën e shkuar në rolin e kryeministrit të Belgjikës, si një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe një personalitet i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë. Diskutuam gjerësisht, do vazhdojmë të diskutojmë edhe pas konferencës.

Dua ta falenderoj Presidentin e KE për ngushëllimet dhe interesim e posaçëm lidhur me situatën e vështirë pas tërmetit të 26 nëntorit, si dhe për angazhimin e tij personal për të ndihmuar që konferenca e donatorëve, e thirrur nga Presidentja e KiE, më 17 shkurt në Bruksel, të jetë një sukses dhe populli shqiptar, e në mënyrë të posaçme afro 15 mijë njerëz që kanë humbur strehën, të marrin mesazhin se Evropa është pranë dhe nuk do të na lërë vetëm në përpjekjen e madhe për rindërtimin. Kemi folur me Presidentin e KE edhe për procesin e reformave dhe ecurinë e procesit të integrimit.

Kemi ndarë pikëpamjet lidhur me çka është arritur deri këtu, çka duhet arritur më tutje dhe njëkohësisht edhe me mbi diskutimin e brendshëm ne BE për atë që tanimë njihet si metodologjia e re e zgjerimit dhe në tërësi. Më vjen shumë mirë që Presidenti i KE ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin, jo vetëm në funksion të procesit të integrimit, por edhe në funksion të fuqizimit, bashkëpunimit rajonal dhe të një qasjeje të re të Brukselit në raport me zhvillimin ekonomik e social të rajonit”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME