Categories Lajme

“Taksa në rrugën e Kombit”/ Gazetarja i thotë troç Cakajt: Raportet Kosovë -Shqipëri janë në pikën më të errët

Gazetarja nga Kosova, Serbeze Haxhiaj tha se raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në pikën më të errët. Në një lidhje me skype  për emisionin “Tempora”, Haxhiaj tha se lufta politike mes liderëve në Kosovë dhe Shqipëri e ka dëmtuar shtetin e Kosovës.

“Raportet Kosovë -Shqipëri janë në pikën më të errët ose në pikën më të ulët që kanë ekzistuar. Unë nuk mbaj mend që dy kryeministra të kenë akuzuar njëri -tjetrin. Kjo tregon në çfarë nivele janë raportet. Nuk janë vetëm në nivel kryeministrash. Por kemi parë përçarje të mëdha edhe mes liderit të opozitës në raport me politikën në Kosovë. Kurti ka paralajmëruar se raportet me Ramën kanë një çarje të madhe. Cakaj vazhdoi me një retorikë boshë sa i përket raporteve me Kosovën. Nuk ka vetëm barriera tregtare, por ka luftë politike mes liderëve dhe kjo e ka dëmtuar Kosovën”, theksoi Haxhiaj.

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në studio ka folur edhe për taksën në rrugën e Kombit. Edhe pse i rezervuar të flasë për këtë çështje diplomati Cakaj tha se vendosja e taksës ekziston në shumë vende të botës dhe nuk e ndan Kombin.

Gent Cakaj: Taksa e rrugës ka ardhur si nevojë për përmirësimin e infrastrukturës të asaj rruge. Ekzistojnë të gjitha  vlerësimet e ekspertëve të mirëbazuara pse ajo është vendosur. Por taksa e rrugës nuk mund të interpretohet si ndarja e kombit. Nëse ne e zhvendosim një doganë të Kosovës në Portin e Durrësit kjo nuk konsiderohet si zgjerim i bashkëpunimit, apo ju e keni mendjen të kritikoni sic është taksa e rrugës.

Sonila Meço: Unë nuk kritikoj, unë citoj kryeministrin e ardhshëm të Kosovës.

Gent Cakaj: Nëse shqiptarët e kanë vetëm këtë problem në barriera unë jam shqiptari më i lumtur në Shqipëri, se besoj se sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME