Categories Lajme

“Tapë” në mësim, dalin SMS-të që drejtori u dërgonte natën nxënëseve

ABC” zbulon disa nga mesazhet që Adriatik Haxhillari, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Demokracia” në Stropckë të Pogradecit u dërgonte dy 14-vjeçareve të cilat e kanë akuzuar për ngacmim seksual. Njërës prej vajzave që ka prindërit emigrantë në Greqi për herë të parë i dërgoi një emoi. Kur e mitura nuk reagoi, ai e fshiu. Vajza mundi t’i bëjë screen-shot mesazhit.

“I tregova vëllait mesazhin në whatsapp. Vëllai të nesërmen erdhi në shkollë. Debatoi me drejtorin dhe i kërkoi llogari. Drejtori i kërkoi të falur” tha 14 vjeçarja. Siç ka deklaruar nxënësja, drejtori pas disa ditësh në oborrin e shkollës e pyeti me hollësi se me kë jetonte dhe nëse i ishin kthyer prindërit nga Greqia. Ndërkaq e mitura tjetër ka gjetur në ditë të ndryshme në celularin e saj thirrje në whatsapp nga numri i Haxhillarit.

Zakonisht i telefononte në mbrëmje. Vajza kur zgjohej në mëngjes shihte thirrjet. Ai më pas i shkruante se i kishte rënë gabim telefonit. Gjithashtu mitura ka thënë në polici se ka gjetur disa herë dhe mesazhe të fshira. Burimet i thanë “ABC”-së se drejtori i ka provokuar edhe në shkollë me gjeste. Të miturat kanë rrëfyer se 59-vjecari konsumonte shpesh alkool në lokalin pranë shkollës dhe hynte në mësim pasi kishte pirë.

Të shqetësuara nga sjellja e tij vajzat biseduan me familjarët e tyre dhe mësuesen kujdestare dhe e denoncuan në polici. Haxhillari u arrestua një ditë më parë dhe u pezullua nga detyra. E tronditur gjyshja e një prej të miturave kërkon dënim maksimal. “Nuk dalim dot përjashta. Ata njerëz që bëjnë këto gjëra t’i varin” tha ajo. Dyshohet se drejtori i shkollës Adriatik Haxhillari të dyja vajzat i ka ngacmuar seksualisht në të njëjtën kohë. Ngacmimet nisën tre javë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME