Categories Politike

Targat diplomatike, reagon konsulli i Austrisë: CD-të me vendim i Ministrisë, s’e kuptoj tani ngutjen e tyre për t’i hequr

Pas heqjes së targave diplomatike nga Ministria e Jashtme ka reaguar për Fax News konsulli i Austrisë. Sipas konsullit austriak Gjergj Leqejza, Caka nuk ka informacionin e duhur për mënyrën e emërimit dhe rolin që kanë Konsujt e Nderit të Shteteve të ndryshme në Shqipëri.

Leqejza u shpreh se nuk arrinte ta kuptojë etiketimin që Caka u bënë konsujve si njerëz që abuzojnë me priviligjet e statusit të diplomatit duke u shprehur se konsujt nuk kanë qenë ata të cilët kërkuan paisjen me targa CD. Sipas tij: “Nuk ishte vendim i Konsujve paisja me targe CD , por autorizim e miratim nga Ministria e Jashtme per paisje me targe CD dhe ushtrim i privilegjeve qe Konventa e Vjenes i jep personave me legjimitet Diplomatik.”

Ndër të tjera, Leqejza shprehet i habitur nga ngutja e Ministrisë në afatin e dhënë për dorëzimin e targave për 15 ditë, duke thënë se: “Edhe pse jemi në kushtet e mos zbatimit të një pike të VKM për “ Protokollin e Shtetit” përsa i përket përdorimit të targave CD  nga konsujt e Nderit jo për faj të tyre , me habit nguti që për 15 ditë duhet të dorëzojnë një proces verbal nga Drejtoria e Trasportit që janë dorëzuar  targat CD, pa përcaktuar procedurat e sidomos pa garantuar që nuk preken “privilegjet” që konventa e Vjenës i përcakton Konsujve të Nderit”.

Pak ditë më parë Ministri i Jashtëm i dekretuar Gent Caka bëri më dije vendimin për heqjen e targave CD të konsujve diplomatic.

Reagimi i Plotë:

Përsa i përket intervistës se Ministrit në detyrë Caka mendoj se nuk ka informacionin e duhur për mënyrën e emërimit e rolin e Konsujve të Nderit të Shteteve të ndryshme në Shqipëri.

Ajo që nuk arrij të kuptoj  dhe nuk më rakordon me moshën e re të Caka dhe erudicionin aq shumë të publikuar të tij është mllefi dhe etiketimi i “Afaristeve” si njerëz që abuzojnë me privilegjet e statusit të diplomatit si konsuj nderi. Përsa i përket paisjes me targa CD , Zoti Ministër në detyrë i ngarkon me të padrejtë barrën e moszbatimit të ligjit konsujve.

Nuk ishte vendim i konsujve paisja me targë CD , por autorizim e miratim nga Ministria e Jashtme për paisje me targë CD dhe ushtrim i privilegjeve që Konventa e Vjenës i jep personave me legjimitet diplomatik.

Edhe pse jemi në kushtet e mos zbatimit të një pike të VKM për “ Protokollin e Shtetit” përsa i përket përdorimit të targave CD  nga konsujt e Nderit jo për faj të tyre , me habit nguti se për 15 ditë duhet të dorëzojnë një procesverbal nga Drejtoria e Trasportit që janë dorëzu targat CD, pa përcaktuar procedurat e sidomos pa garantuar që nuk preken “ privilegjet” që konventa e Vjenës i përcakton Konsujve te Nderit, dhe që mund të cënohen nga procesi që kërkohet.

Për mendimin tim Z . Caka barazon funksionin e një Konsulli Nderi me targën CD  apo ndonjë privilegj tjetër, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë.

Në rastin e Austrisë konsull i të cilës kam fatin e nderin të jem, roli i konsujve të Nderit është maksimalisht i vlerësuar.

Duke shpresuar t’ju interesojë opinioni im , shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes.

Gjergj Leqejza

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME