Categories Lajme

Tatimet: Ja kur paguhen taksa për pasuritë e paluajtshme

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” ka informuar rreth tematikës së furnizimit të shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshme. Sipas DPT, Bazuar në dispozitat e ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, furnizimi i shërbimeve që lidhen me një pasuri të paluajtshme, janë të tatueshme në Shqipëri, nëse pasuria e paluajtshme ndodhet në Shqipëri.

Disa nga këto shërbime janë si më poshtë: shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë; furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë që kanë funksion të ngjashëm me të; dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshme dhe shërbimet për përgatitjen dhe bashkërendimin e punimeve të ndërtimit; shërbimet e arkitektëve dhe ndërmarrjeve që mbikëqyrin zbatimin e punimeve.
Kujdes! Përveç truallit, i cili konsiderohet si një pjesë e përcaktuar e sipërfaqes së tokës, përbëjnë “pasuri të paluajtshme” ndërtimet e trupëzuara në tokë, përfshirë dhe pjesët mbështetëse të tyre (si për shembull kanalizimet, tubacionet, kabllot), kur ato nuk mund të çmontohen dhe as të zhvendosen me lehtësi.

Ligji parashikon shprehimisht shërbimet të cilat janë të tatueshme në vendin ku ndodhet pasuria e paluajtshme. Si shërbime të një natyre të tillë përmenden: punimet e ndërtimit të çdo lloji; shërbimet e ekspertëve dhe agjentëve imobiliarë, si: shërbimet e vlerësimit të pasurive të paluajtshme; shërbimet e ndërmjetësimit në blerje, në shitje apo në qiradhënien e pasurive të paluajtshme nga agjentët imobiliarë; shërbimet për ndarjen apo kufizimin e pasurisë; furnizimi i strehimit në sektorin hotelier apo në sektorë të ngjashëm me të; dhënia e të drejtave të përdorimit të pasurive të paluajtshme ku përfshihen: qiradhëniet e pasurisë së paluajtshme për përdorim banimi, industrial, tregtar apo bujqësor; të drejtat e përdorimit të rrugëve të komunikacionit dhe veprave të artit; transferimet apo koncesionet e të drejtave të gjuetisë apo të peshkimit në një pjesë të përcaktuar të territorit; shërbimet e magazinimit, ruajtjes së përkohshme të mobilieve të zyrës e të tjera mjete; shërbimet për përgatitjen dhe bashkërendimin, supervizimin e punimeve të ndërtimit.

Përveç këtyre shërbimeve, konsiderohen si shërbime që kanë një lidhje mjaft të ngushtë më pasurinë e paluajtshme shërbimet e mëposhtme, lista e të cilave nuk është shteruese: shërbimet e pastrimit të pasurisë së paluajtshme; shërbimet e ruajtjes/mbikëqyrjes së pasurisë së paluajtshme; shërbimet e riparimit dhe të mirëmbajtjes të pasurisë së paluajtshme; shërbimet e ekspertëve në lidhje me vlerësimin e dëmeve dhe dëmshpërblimet e caktuara për riparimin e dëmeve të shkaktuara pasurisë së paluajtshme, etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME