Categories Kuzhina

Tavë Dheu: Një gatim tradicional shqiptar

Një gatim tradicional i Tiranës me një aromë karakteristike dhe shumë e shijshme.

Përbërësit

30 gr qepë
30 gr spec i kuq (djegës)
30 gr spec jeshil
70 gr mish viçi
30 gr gjizë
50 gr salcë domatesh
10 gr miell
3 gr majdanoz
2 gr kripë
2 gr piper
pak gjalpë
gjysmë thelpi hudhër
vaj ulliri

Përgatitja
1. Për përgatitjen e tavës së dheut, si fillim presim mishin në kubikë të vegjël. Më pas grijmë në rende qepën dhe specin jeshil.

  1. Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe hedhim qepën, mishin dhe specin. I shtojmë edhe miellin dhe i kaurdisim deri në momentin që të marrë një ngjyrë të kuqërremtë.
  2. Më pas i shtojmë salcën e domates, specin e kuq djegës, që më parë e kemi grirë në rende dhe pasi i kaurdisim përbërësit, shtojmë pak ujë dhe gjizë dhe i lemë të ziejnë për 2-3 min. Pas zierjes e heqim tenxheren dhe e lemë mënjanë.
  3. Marrim tavën e dheut, e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim në sobë, në mënyrë që të nxehet sa më shumë.
  4. Në momentin që tava është zier, i hedhim përzierjen e përgatitur dhe e fusim në furrë për 5 minuta në temperaturën 200 gradë.
  5. Pasi nxjerrim tavën nga furra, ajo është gati për t’u shërbyer.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME