Categories Kuzhina

Tave kosi me mish qengji

Për të përgatitur këtë recetë për 4 persona na duhen: 1 kg mish qengji i freskët, 1 kg kos shtëpie, 2 lugë miell, 3 kokrra vezë, pak gjalpë, 2 lugë oriz, kripë.

Përgatitja: Në një tavë vendosim mishin, e kriposim, shtojmë pak gjalpë, dy lugë oriz, 1 gotë ujë. Tavën e mbulojmë me letër alumini dhe e kalojmë në furrë në 220 gradë. Pasi të ketë kaluar gjysma e kohës së pjekjes, heqim letrën e aluminit.
Ndërkohë në një tas miksojmë tre kokrra vezë, shtojmë pak kripë dhe 2 lugë miell, e miksojmë mirë që mielli të mos bëhet kokërr dhe shtojmë rreth 1 kg kos.
Përbërësit i kalojmë në një tenxhere, pasi i shtojmë pak lëng mishi e kalojmë në zjarr derisa të marrë valë, përziejmë me lugë gjatë gjithë kohës.
Përbërjen me kos e shtojmë në tavën me mish, i lëmë të gjithë përbërësit të piqen me njëri tjetrin derisa të marrim një ngjyrë të artë, rreth 45-50 minuta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME