Categories Lajme

Të apasionuar pas elektronikës dhe arkitekturës vëllezërit 19-vjeçarë nga sipërmarrje modeste, tani me 50 të punësuar

Të rinj entuziastë dhe të talentuar kanë arritur të ngrenë sipërmarrje model në fushën e kreacionit artistik, duke u bërë kështu jo vetëm mjaft të kërkuar nga tregu, por edhe punëmarrës të suksesshëm. Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi solli shembullin e dy vëllezërve, Faolti dhe Marini, të cilët kishin filluar punën me mjete modeste që kur ishin fare të rinj, 19 vjeç.

“Një kombinim i elektronikës dhe arkitekturës, çka ishin edhe profesionet e dy të rinjve punëdashës, bëri të mundur krijimin e një kompanie ku sot pas 13 vitesh numëron rreth 50 punëtorë”, shprehet Shalsi. “Më bëri përshtypje mjedisi modern i punës dhe i dizenjuar me shumë shije ku ofroheshin produkte të ndryshme që nga tabelat ndriçuese, printimet digjitale, stampime promocionale e shumë shërbime të tjera në fushën e reklamimit”, tha Shalsi. Megjithëse një industri e goditur nga pandemia, nuk mungonte energjia në këtë kompani. “Gjatë vizitës që zhvillova në këtë kompani, diskutuam së bashku mbi vështirësitë e biznesit, raportet me bankat, si dhe alternativa se si mund t’i vijmë në ndihmë kësaj industrie për t’u ringritur edhe më e fortë”, u shpreh Shalsi.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME