Categories Sport

Të arriturat e Messi në rrugëtimin drejt Topit të Artë: A e meriton argjentinasi të gjashtin

Lionel Messi synon që sonte të fitojë Topin e gjashtë të Artë në karrierën e tij madhështore. Ylli argjentinas ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë këtij viti kalendarik, në sezonin 2018/19, dhe me të njëjtin ritëm po vazhdon edhe në 2019/20. Leo do të ketë në konkurrencë holandezin Virgil van Dijk, i cili me triumfin në Ligën e Kampionëve është futur seriozisht në këtë garë. Por, cilat janë të arriturat e Messi? A e meriton ai ta fitojë Topin e Artë për herën e gjashtë, sonte në ‘France Football’? Messi ka fituar La Ligan me Barcelonën, duke u shpallur njëkohësisht edhe MVP i ligës, si dhe arriti të fitonte Këpucën e Artë për herë të tretë radhazi, me më shumë se 50 gola të shënuara.

Gjithashtu, Messi ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve dhe shënoi më së shumti gola kundër top gjashtë skuadrave të Premierligës (në përballjet në Evropë). Për të treguar se është bartës kryesor i lojës së skuadrës së Barcelonës, vlenë të përmendet se Leo ka kontribuuar në 74 nga 96 golat e skuadrës. Messi gjithashtu numëron më së shumti çmime si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve. Në La Liga, ai vendosi ‘autokraci’. Argjentinasi numëron më së shumti gola dhe asiste në kampionat. Ai ka fituar Pichichi. Edhe çmimi lojtari i vitit nga FIFA shkoi për Leon, si dhe çmimi si sulmuesi më i mirë nga UEFA. Mbetet të shihet nëse këto do të mjaftojnë që ai të fitojë Topin e gjashtë të Artë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME