Categories Lajme

Te berberi para fluturimit për në Rinas, Kapen 3 “skifterët” shqiptarë në Itali

Ata zgjidhnin apartamente lehtësisht të arritshme, në katin përdhes ose katin e parë dhe në zona të izoluara jashtë rrugëve kryesore. Pasi zgjidhnin shënjestrën, dy hynë në shtëpi ndërsa një i tretë ishte drejtues i një “Fordi” dhe kishte për detyrë ti çonte në vendin e krimit dhe ti merrte më pas, raporton Ora News.Kështu vepronte një bandë shqiptare, e cila që prej tetorit ka g rabitur disa banesa në Alessandria të Italisë, veçanërisht në zonat e Cristo, Orti, dhe Acqui Terme dhe që ka rënë në prangat e policisë.

Tre të rinjtë, rreth të 20-ve, të gjithë me kombësi shqiptare, u ar restuan nga skuadra lëvizëse e policisë së Aleksandras, e udhëhequr nga Marco Poggi.

Të arrestuarit janë Rogersiano Qarku, 24 vjeç, banues në Alessandria dhe Kristian Kolaj dhe Taulant Leti, përkatësisht 22 dhe 25, të cilët ishin në Itali pa kontakte të përhershme, por me një vizë turistike tre-mujore. Shqiptarët akuzohen për: dy vjedhje dhe tre tentativa për vjedhje. Në një rast ata u kapën nga fqinji, në një rast tjetër ata u pikasën nga vetë pronari dhe në një tjetër nuk gjetën asgjë në shtëpi.

Por sipas mediave lokale, episodet mund të jenë shumë më tepër: vetëm në muajin nëntor në këtë zonë kanë ndodhur 17 vjedhje, por të paprovuara si vepra të shqiptarëve.

Hetimet u bazuan në analizën e bisedave telefonike, imazhet e videove të sigurisë dhe aktivitetet ndjekëse në terren të policisë. Të tre u arrestuan një ditë para se të merrnin avionin në Milano dhe të ktheheshin në Shqipëri. Ataa u ndaluan teksa ishin te berberi, gati për të larguar, shkruan Ora News. Baza e tyre ishte një shtëpi në San Rocco di Gamalero, e cila u kontrollua nga policia. Aty u gjetën çanta, një sërë kaçavidash dhe doreza. U gjetën gjithashtu 3 orë, por pjesa tjetër e mallrave të vjedhura nuk mund të gjendej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME