Categories Kuriozitete

Të dashuruar në shkollë të mesme, ribashkohen dhe martohen pas 70 vitesh

Dy gjimnazistë të dashuruar, të cilët ishin ndarë gati shtatë dekada më parë u bashkuan gjatë pandemisë së koronavirusit dhe tani janë të martuar. Historia e tyre e dashurisë filloi 68 vjet më parë, kur Fred Paul dhe Florence Harvey njohën për herë të parë njëri-tjetrin.

Ata ishin dy adoleshentë në Wandsworth, një qytet i vogël në Newfoundland në Kanada. Për muaj me radhë ata kaluan çdo moment që mundën së bashku, duke bërë shëtitje, duke shkëmbyer puthje dhe duke marrë pjesë në koncerte.

“Ajo ishte dashuria ime e parë. E dashura ime e parë dhe dashuria ime e parë e vërtetë”, tha Paul, tani 84 vjeç, për CNN. Megjithatë, kur Paul mbushi 18 vjeç, dhe Harvey ishte vetëm 15, të dy vazhduan rrugët e tyre të jetës. Paul u transferua në Toronto për punë, ndërsa kur u kthye një vit më vonë, Harvey ishte zhvendosur në një qytet tjetër. Përfundimisht, ata të dy u martuan me njerëz të tjerë dhe krijuan familje. Në vitin 2017, Harvey humbi të shoqin nga kanceri. Ata kishin kaluar bashkë 57 vite të lumtura dhe kishin 5 fëmijë. Vetëm dy vjet më vonë, edhe gruaja e Paulit, vdiq pasi vuante nga probleme të shumta shëndetësore. Ata kishin dy fëmijë së bashku.

Kur Harvey dëgjoi se gruaja e Paulit ndërroi jetë, e telefonoi për t’i dhënë mbështetje dhe për ta siguruar që gjërat do të përmirësoheshin. Gjatë asaj bisede të parë, e cila ndodhi një ditë pas Shën Valentinit, të moshuarit diskutuan për jetën, fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre dhe u rikthyen shumë vite pas në kohë. Disa muaj më vonë, në ditëlindjen e tij në korrik, Harvey e befasoi Paulin duke ardhur në Toronto ku ata u ribashkuan më në fund. Vetëm tri ditë pas ribashkimit, çifti ishin gati të martoheshin. Sapo pandemia të përfundojë, Harvey tha se gjëja e parë që do të bëjnë, është të vizitojnë qytetin e fëmijërisë ku ata u takuan dhe u dashuruan, vite më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME