Categories Lajme

Të dyshuar për vrasjen e Edmond Papës/ Mbyllen hetimet, dërgohen për gjykim Andrea Bode dhe Albano Velo

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar në gjykatë dosjen ndaj dy autorëve të dyshuar të vrasjes së Edmond Papës, Andrea Bode dhe Albano Velo.

Edmond Papa u ekzekutua në Tiranë më 16 dhjetor 2022 dhe dyshohet se u eliminua si shenjë hakmarrje ndaj vrasjes së  27-vjeçarit Aleksandër Sadikajt tek rreth rrotullimi i TEG-ut, më 11 qershor 2022.

Ndaj kunatit Aleksandër Sadikajt, Albano Velos dhe të pandehurit tjetër rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka ndarë një procedim penal për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në vrasjen e Papës.

Albano Velo, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, është kunati i Aleksandër Sadikajt.

I riu është bashkëshorti i motrës së Aleksandër Sadikajt dhe djali i një efektivi policie.

Ai është arrestuar nga policia më 31 dhjetor 2022 në aeroportin e Rinasit, teksa kthehej nga Franca ku kishte shkuar katër ditë pas ekzekutimit të Edmond Papa në një lokal në Tiranë.

Autori i dyshuar, Albano Velo është tradhtuar nga disa kamera sigurie, të cilat e kanë fiksuar teksa ai mbante nën vëzhgim Edmomnd Papën, i cili mbeti i vrarë më 16 dhjetor të vitit 2022. Vetë 30-vjeçari ka mohuar përfshirjen e tij në këtë krim.

Motra e Aleksandër Sadikajt ka përmendur disa nga emrat që sipas saj janë të përfshirë në vdekjen e të riut.

Vanesa shkruan në një postim në rrjetet sociale, se Ledion Alushaj në bashkëpunim me Edmond Papën janë autorët e vrasjes së vëllait të saj.

Sipas saj, 27-vjeçari i ndjerë i kishte dhënë me mirëbesim makinën Ledion Alushajt, por ky i fundit e ka dërguar tek servisi i dajës së Edmond Papës, ku edhe iu vendos tritoli.

Ajo shkruan se Aleksandër Sadikaj dhe dy personat që i konsideron si vrasësit e të vëllait, hanin e pinin së bashku, madje i shkuan edhe në varrim një ditë pas krimit që shokoi opinionin publik.

“Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandërit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne”, thotë ajo.

Ndërsa shtoi se së bashku me Edmond Papën i kanë shkuar në banesë ku kanë qëndruar gjithë natën dhe “bënin sikur qanin”.

“Isha tek burgu kur i gjuajti tritol shoku, Aleksandër Sadikaj u vra nga shoku i tij i ngushtë Ledian Alushaj nga Mallakastra me vendbanim në Sarandë.

Ledion Alushaj kishte vendosur tritol në makinën e Aleksandërit kur Aleksandri ia kishte dhënë makinën e tij me mirëbesim për ti bërë disa servise tek daja i Edmond Papës pra këta të dy në bashkëpunim me vranë Aleksandërin.

Mbrapa krahu ndërkohë që hanin e pinin me të, ditën tjetër erdhi në varrim Ledjon Alushaj bashkë me Edmond Papën qëndruan gjithë natën në shtëpinë tonë dhe “bënin sikur qanin”.

Ledjon Allushaj ngriti arkivolin e Aleksandërit deri tek varrezat në krahë, ai që e vrau ishte aty, na ngushëllonte edhe qante bashkë me ne. Ja pra kush janë trimat e sotëm ata që kanë dy lekë mendojnë se mund të vrasin edhe të bëjnë gjëra të tmerrshme në tok këta pra janë gangsterët e sotëm që kanë lekë dhe vrasin shokët mbrapa krahëve.

Këtë gjë e di gjithë Shqipëria tani më. E di shteti gjithashtu. Ledjon Allushaj fshihej si miush edhe vazhdon vret shokët e tij, ai njeri që vinte në shtëpinë tonë hante dhe pinte me ne. Vëllai im luante me djalin e Ledjon Alushajt e përkëdhelte e puthte ndërkohë që ai kishte vendosur tritolin tek makina e Aleksandërit. Zoti është i madh, u zbulua gjithçka shumë shpejt”, shkruan ajo në një postim.

27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, u vra më 11 qershor 2022 në aksin Sauk -TEG, kur makina me të cilën po udhëtonte shpërtheu, si pasojë e vendosjes së tritolit.

Nga shpërthimi Sadikaj humbi dy gjymtyrët e poshtëm.

Ai mundi të dilte vetë nga makina dhe u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.

Sadikaj ishte pronar i një resorti me pistë hipizmi në Memaliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME