Categories Lifestyle

Të gjitha vlerat kuruese e qetësuese të hideve

Hidet janë të parat që piqen e u japin tregjeve të frutave e perimeve ngjyrën tipike të kafes së kuqërremtë, të vjeshtës. Në fillim janë të vogla ndërsa aktualisht, kokrra është pjekur e zmadhuar mjaftueshëm, aq sa mund të konsiderohen një frut i vërtetë e jo një kalim kohe prej të cilit ngelet më shumë bërthamë. Hidet hahen kryesisht të freskëta por edhe mund të gatuhen.

Origjina e tyre është e lashtë sa legjendat…Thuhet se vijën prej Kinës dhe prej atëherë, prej më shumë se 4 mijë vjetësh, kultivohen në të gjithë botën, duke ngjyrosur vjeshtën bashkë me gjethet. Mirëpo, hidet nuk janë vetëm poetike e lajmëtare…Së pari janë kuruese dhe të dobishme për shëndetin! Përpara se të kalojmë në vlerat e tyre reale, ju kujtojmë që zona të ndryshme të Shqipërisë kanë emra të ndryshëm për hidet. Në pjesën jugore të vendit i quajnë xinxife ndërsa një pejsë e veriut i quan kimça.

Klima mesdhetare e Shqipërisë është e favorshme për kultivimin e këtij fruti, i cili ka potencialin për të qenë një biznes fitimprurës në sektorin bujqësor. Rëndësia e madhe e përdorimit të hideve, së paku për sa kanë kohën, është përmbajtja e magnezit, potasit, kalciumit, manganezit, fosforit dhe hekurit.
Ato përmbajnë 20 herë më shumë vitaminë C se çdo agrume. Forcojnë sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet duke u përdorur si ilaç mjekësor për mijëra vjet në shumë kultura në botë në formën e çajit për shembull, për të qetësuar fytin.

Ekstraktet e hideve janë përdorur edhe në produktet e kujdesit të lëkurës për të zvogëluar rrudhat, hidratimin e lëkurës së thatë, dhe për të trajtuar dhimbjet e djegies nga dielli. Shkencëtarët kanë identifikuar tetë flavanole tek fruti i hides, të cilat kanë aftësi qetësuese.

Farat janë përdorur për të trajtuar pagjumësinë në mjekësinë tradicionale kineze. Xinxife, hide apo kimça, e rëndësishme është të përfitoni nga koha e tyre jo dhe aq e gjatë për t’I ngrënë!/LIVING

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME