Categories Showbiz

Të gjithë i thurën lavde pas vdekjes, por aktorja e njohur bën deklaratën e papritur për Karl Lagerfeld

Është ndarë nga jeta ditën e djeshme stilisti i njohur Karl Lagerfeld në moshën 85 vjeçare. Ai është i njohur për talentin dhe kreativitetin e tij dhe për sfilatat e paharrueshme që ka realizuar për Chanel për dekada me radhë.

Lajmi që ai u largua nga jeta ka mërzitur shumë njerëz, sidomos ata që kanë patur mundësinë që të punojnë me të. Personazhe të njohur të Hollyëood-it, modele, aktorë, por edhe këngëtarë kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë thënë fjalët më të mira për të.

Ndërkohë që të gjithë po lartësojnë punën e tij, ka dhe nga ata persona që mendojnë se Karl Lagerfeld nuk është një person i mirë.

Aktorja dhe moderatorja e famshme britanike, Jameela Jamil, vendosi të flasë hapur dhe të hedhë akuza të rënda në drejtim të Karl Lagerfeld, duke insistuar se nuk duhet të lartësohet figura e tij, shkruan intv.

Ajo tha se Karl i kishte fobi femrat e shëndetshme dhe ishte parimisht kundër fuqëzimit të gruas. Këtu ajo ka folur duke iu referuar deklaratës që ai ka bërë për këngëtaren e njohur Adele se është e shëndetshme.

1-191.jpg

Një person kundër femrave, i pamëshirshëm, fobik nga femrat e mbushura, nuk duhet të postohet në të gjithë internetin si një shenjtor që u largua shumë shpejt. Sigurisht i talentuar, por jo një njeri i mirë”, shkroi Jameela.

Jameela shtoi më pas se ai nuk kishte ndryshuar kurrë dhe nuk kishte kërkuar asnjëherë falje për veprimet e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME