Categories Lajme

Rrihte gruan… kur policia e prangos shqiptarin i gjen në shtëpi dhe një “lodër të rrezikshme”

Një 50 vjeçar ka rënë në pranga këtë të mërkurë nga policia e Tiranës për shkak të dhunës që ushtronte ndaj të shoqes. Pas denoncimit efektivët e policisë së komisariatit nr.3 kanë vënë në pranga shtetasin me incialet D.P. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, 50 vjeçarit i është gjetur dhe një armë me 21 fishekë.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, arrestuan në flagrancë shtetasin: D. P., 50 vjeç, banues në Tiranë Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Nga kontrolli i ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 21 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga nenet 130/a dhe 278 të Kodit Penal.”-njofton policia

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME