Categories Lajme

Të hënën tragetet në Vlorë nisin punën me transportin e mallrave

Nga e hëna e 18 majin do të rinisin punë tragetet në Vlorë, të cilët prej më shumë se dy muajsh për shkak të pandemsë kanë qenë pa punë. Gazetari Elton Nika, raporton për Abc News se nga e hëna do të rifillojë puna vetëm për transportin e mallrave, ndërsa akoma nuk ka asnjë informacion se kur do të rinisin udhëtimet për qytetarët. Ndër të tjera gazetari ka bërë me dije se në bordin e tragetit për të ruajtur sigurinë e udhëtarëve dhe të stafit do të ketë një staf mjekësor të vendosur në port, ndërsa në traget do të ketë një mjek që dol të masë temperaturën e stafit të tragetit dhe të shoferëve të kamionëve. Ndërkohë gjithashtu bëhet me dije se pritet që në fillim të nisë me 3-4 herë në javë dhe më pas do të shikohet në varësi të Italisë./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME