Categories Lajme

Të huajt mbërrijnë në Sarandë, qyteti po gjallërohet, por mbrëmjet në qytet mbeten të vakëta

Përveç shqiptarëve të Kosovës, në Sarandë kanë mbërritur edhe turistët e parë të huaj. Kjo i ka dhënë gjallëri qytetit bregdetar, dhe ka ngjallur optimizëm mes operatorëve turistikë, por mbrëmjen në qytetin buzë jonit mbeten të vakëta në krahasim me një vit më parë!

Turistët e parë të huaj kanë filluar të mbushin shëtitoren e Sarandës përgjatë mbrëmjes Pa frikë nga koronavirusi, ata  kanë nisur të shijojnë qytetin edhe pse këtë vit nuk flitet për jetë nate si vitet e kaluara! “Është hera ime e parë në Shqipëri. Në mbrëmje shëtitëm, hëngrëm peshk, dhe pamë njerëzit në plazh. Deri tani nuk kam frikë nga Covid 19, ndryshe nuk do ishim këtu. Me shumë gjasa nuk do të vijmë vitin tjetër por po e shijojmë kohën këtu, do të jemi edhe disa javë. Jam angleze, por jetoj në Holandë, është shumë lirë të vish këtu.”

Shqiptarët e Kosovës i janë rikthyer jugut gjithashtu, pas mungesës së tyre vitin e shkuar.

Bllokimi i një pjesë të bulevardit, u ka hequr disa nga kënaqësitë e mbrëmjes turistëve të cilët tani mbrëmjet i kalojnë në shëtitje ose restorante. “Është hera ime e parë në Shqipëri. Mbrëmjen do e kalojmë duke ngrënë diçka në restorant ose tavernë. Nuk jemi te frikësuar nga Covid 19. Po Saranda më pëlqen, ka det, është e këndshme.” Muaji korrik po i jep optimizëm industrisë së turizmit në Sarandë, me ardhjen e turistëve të huaj dhe atyre nga Kosova të cilët tani pushojnë jo vetëm për fundjavë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME