Categories Lajme

Të kalosh lumin…

Eh si janë njerëzit, sidomos ne…na kaplon ndonjëherë ndonjë instikt dhe menjëherë kthehemi në disa qënie të brishta, të urta, paqësore dhe pa gojë !
Në fillimet e panikut pandemik, iu nënshtruam urdhërave pa bërë zë, dhe u mbyllëm brenda sy e veshë ndaj këshillave dhe informacioneve të gjithëkujt. Prisnim me padurim se ç’na thuhej dhe ç’duhej bërë nga çdo shkencëtar, mjek, infermierë apo sanitarë, si dhe nga çdo lider botëror apo kombëtar…mjaft të kish diçka që ti vinte kufi panikut, pandemisë, virusit paçka se ky kufi shtrëngonte kufirin e lirisë së gjithësejcilit !
Tashmë kemi kaluar në një fazë të re, nën pandemi, por pa panik…Jemi bërë trima, kemi fituar liritë personale duke rifituar instiktin e mëparshëm, pa brishtësi, pa urtësi, më agresiv dhe me më shumë “gojë”. S’pyesim kërkënd më për çdo gjë, nuk dëgjojmë asnjë më për asnjë gjë, shajmë këdo tani shkencëtarë, pasunarë, profesorë dhe shëndetsorë, liderët me radhë që nga Rama e gjer Trumpi dhe pastaj nga Trumpi e gjer ne Kinë…! Shefit të OBSH-së po ja nxijmë faqen më shumë se çe ka, Bill Gejtsit po ja numërojmë miliardat gjer në qindarkë dhe Piperon tonë edhe mund ta ç’gradojmë si “Simbolin dhe imazhin publik të karantinimit pandemik” !
Kështu jemi Ne…e kalojmë lumin pa u lagur dhe i dhjesim kalin udhërrefyesit, pa pyetur më tej për përrenjë, lumenjë apo dete që mund të kemi…Nga GENC DEMIRAJ.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë, Ujërat e zeza derdhen në det, afër plazhit publik dhe shëtitores (VIDEO)

Ujërat e zeza derdhen në det, vetëm pak metra larg plazhit publik dhe shëtitores në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kali i del përpara motorit, burrë e grua mbeten të plagosur në Gramsh

Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë natës në Çakrez të Gramshit, ku kanë mbetur të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME