Categories Lajme

Të lodhur nga puna juaj? Vjen mundësia e artë nga Hawaii

Cila është mënyra më e mirë për t’i mbijetuar një pandemie sesa ta bësh atë në një plazh në Hawaii? Ky vend po ofron bileta vajtje-ardhje falas për punëtorët që duan të jetojnë dhe punojnë atje, ndërsa kontribuojnë në ekonominë e shtetit. Shteti prezantoi programin e qëndrimit të përkohshëm, të njohur si “Movers and Shakas”, në bashkëpunim me disa shkolla dhe biznese dhe pranon grupin e parë të aplikantëve deri më 15 dhjetor. Për të aplikuar, duhet të jeni të paktën 18-vjeç. Pjesëmarrësit duhet të zhvendosen brenda një muaji nga përzgjedhja dhe të kalojnë të paktën 30 ditë rresht në Hawaii.

Ishulli ka raportuar mbi 18,000 raste me Covid-19, dhe më shumë se 200 viktima. Ata që pranohen në program duhet të angazhohen disa orë çdo javë në një organizatë jofitimprurëse ku mund të përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre, si dhe të kontribuojnë tek komuniteti lokal. ”Përtej sjelljes së parave në bizneset tona lokale, vlera e vërtetë është sjellja e njerëzve, të cilët do të ndihmojnë komunitetin përmes punës vullnetare duke e bërë ekonominë tonë më të qëndrueshme”,-tha shefi i programit për CNN.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME