Categories Lajme

“Të paktën t’iu gjenden trupat, t’iu hedhim një dorë dhe”, familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë protestë përpara Policisë

Ka nisur protesta përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga familjarët e dy të zhdukurve në Sarandë, Fatmir Sulovari dhe Leonard Thodhori. Pas më shumë se 27 ditësh, ku nuk ka asnjë informacion për dy 46-vjeçarët, familjarët i kërkojnë policisë gjetjen sa më shpejt të të afërmve të tyre, qoftë edhe trupat.

Shumë prej familjarëve nuk kanë shpresa që të afërmit e tyre të jenë gjallë, ndërkohë që ata përjashtojnë mundësinë që zhdukja të lidhet me konflikte që kanë të bëjnë me pronën.

“Kërkojmë nga shteti të pakrën trupat, jam xhaxhai i Fatmir Sulovarit, nuk kemi dyshime se të kishim do kishim komunikuar ne vetë me policinë. Shteti ka mundësinë që ti gjejë personat, nuk ka lidhje me konfliktin për pronën. Nuk ka pasur as konflikte dhe as gjëra për tokën.

Kemi ardhur që të bëjmë protestë paqësore, asnjëherë me dhunë, shteti të ngulmojë dhe ti gjejë”.

“Ne duam që shteti të bëjë kërkime dhe ti gjejë. Nuk e kuptojmë në botë se pse janë zhdukur. Shpresojmë që shteti të bëjë kërkime sa të mundet, i ka mundësitë. Do të vazhdojmë të protestojmë, të paktën sa të gjendet trupi, që ti hedhim një dorë dhe”, thotë një tjetër prej familjarëve të Sulovarit.

Hetimet e deritanishme të Prokurorisë dhe Policisë, nuk e kanë bërë të mundur zbulimin e trupave të dy 46-vjeçarëve.

Pas disa protestave në Komisariatin e Sarandës, të afërmit janë nisur në Tiranë për të kërkuar të paktën  zbulimin e pajetë të trupave të të afërmve të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME