Categories Lajme

“Të përqafuar me njëri-tjetrin”, rrëfimi rrëqethës i kreut të ekipit italian: Si i gjetëm pa jetë nënën me tre fëmijët në krahë

“Ne shpresonim t’i gjenim të gjallë, shpresojmë kështu gjithmonë dhe në çdo situatë dhe nuk mendojmë kurrë ndryshe. Por këtë radhë nuk ndodhi kështu. I gjetëm të vdekur, nenën me tre fëmijë, të gjithë të përqafuar’. Kështu e nis rrëfimin e tmerrshëm kreu i grupit te ekipit italian të shpetimit, Nicola Ciannelli, që punuan për nxjerrjen e njerëzve nën rrënoja pas tërmetit në Durrës. Bëhet fjalë për anëtarët e familjes Lala, kur forcat e shpëtimit gjetën nënë rrënoja të vdekur nenën me tre fëmijët e saj të përqafuar, binjakët dhe fëmijën tjetër ngjitur.

Është gruaja e Berti Lala, që mbijetoi nga tërmeti, por humbi të gjithë familjen.

“Ishte një moment i tmerrshëm për të gjithë ne, jemi prindër dhe kur e gjen veten para fëmijëve në këtë situatë, të duhet guxim jashtë mase i madh që të mund të vazhdosh më tej. Sipas rrëfimit, nëna mbante në krahë përfaqur dy binjaket, gati dy vjeçarë dhe motrën e tyre 7-vjeçe. ‘Kurrë ne nuk e mendojmë këtë gjë, kur ndodh i dorëzohemi realitetit’”-thotë kreu i ekipit italian të shpëtimit. I vetmi i mbijetuar është nipi i tij, 17 vjeçar që shpëtoi nga një lavatriçe dhe u nxor më pas nga rrënojat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME