Categories Lajme

Të Rinjtë Vlonjatë që na Frymëzojnë, prokurorja më e re e Chicagos, vlonjatja Vjosana!

Të Rinjtë Vlonjatë që na Frymëzojnë, “Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë” [Naim Frashëri] Për prokuroren më të re të Chicagos, vlonjaten Vjosana! Sepse ‘dituria’ ka qenë fati që ka ndriçuar rrugën e suksesit të bukuroshes tonë vlonjate, Vjosana.
Kënaqësi e veçantë të shkruajmë këtë herë për një vajzë, për të rrahur gjoksin me krenari siç na ka hije duke thënë se eshtë nga Vlora.
Me siguri është prokurorja me e re dhe me simpatike e Chicagos. 🖋Mbajeni mënd këtë emër sepse Amerika tashmë e ka kuptuar asetin e çmuar që Vlora i ka dhuruar, Vjosana Mataj !

Pas përfundimit të gjimnazit në Vlorë, me shumë dashuri zgjodhi Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës për të vazhduar studimet e larta. Si gjithmonë ajo ka spikatur për aftësitë e shkëlqyera në mesimnxënie, prej të cilave ishte anëtare në “Organizatën e Studentëve të Ekselencës”. Pas përfundimit të studimeve, vazhdoi të shkruante artikuj të ndryshëm shkencor njëri prejt të cilëve në “Konferencën e Shkencore Mbarëkombëtare ALB KOSOVA”, duke mos e shkëputur kontaktin me shkollën.
Pasi fitoi konkursin e adminiatratës civile si Specialiste Ligjore në AKU, u bë pjesë e këtij institucioni. Sigurisht diçka mungonte !
E etur për më tepër dije, e dashuruar pas librave, më 2017 rinis shkollën në De Paul University Collage of Law, këtë herë pë të ndjekur studimet për Msc. LLM United States Legal Studies.
Në përfundim të këtij masteri të dytë, e dalluar në 5% të studentëve më të mirë i ofrohet mundësia për të vazhduar shkollën e doktoraturës (Jurist Doctor) në po të njëjtën universitet. Gjatë vazhdimit të studimeve për doktoraturë ajo përzgjidhet si pjesë e stafit të gazetës ligjore të fakultetit, 🗃kryen stazhin në një nga zyrat ligjore më në zë të Chicagos, CALA (Community Activism Law Alliance), dhe më pas punësohet  nga “The Joint Commission”, një Organizatë Jofitimprurëse Ndërkombëtare e cila operon në implementimin e kushteve mjekësore në mbi 80 vende të botës.
🏵Sigurisht “qershia mbi tortë”, oferta e punësimit nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Chicago nuk mund të mungonte për Dr. Vjosanën.

🧿Shumë e cilësojnë si fat, por me bindje mund të themi se nuk është aspak rastësi. E kush ka parë keq nga dashuria për librat, nga vullneti i hekurt për shkollën, nga etja e pashtershme për dije!

Ndihemi të lumtur që shkruajmë për të rinj të tillë të cilët na përfaqësojnë denjësisht në çdo fushë.
Ndihemi krenarë për talentet e punës, vullnetit dhe vendosmërisë që kemi mes nesh.
📿Sa me fat që ata janë shumë!
Sa me fat që kemi modele të tilla frymëzimi e motivimi, fanarë shprese dhe besimi se puna është çelësi i suksesit!

🎞HISTORIA VAZHDON … SUGJERUAN: Të rinjtë e @Qendra Rajonale Rinore Vlore PËRGATITI : Ilda LELO

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME