Categories Lajme

Të rrosh me KEMP, varfëri ekstreme në familjen Murra, apel për ndihmë

Humbja e babait të Arjanit solli një barrë të madhe për djalin e vetëm të familjes Murra. Ai duhet të kujdeset për nënën e cila vuan nga një sëmundje e rëndë e pashërueshme duke e penguar të riun që të ketë punë për të siguruar të ardhura.

“S’kemi mundësi për asgjë, pa punë jam, mamin sëmurë, nuk kam as vëllezër, as motra, i bë të gjitha vetë. Më parë isha në punë, por tani nuk jam më se duhet figuracione dhe unë nuk kam. Kështu të kapin të fusin brenda po të kapën në punë të zezë.

” Dikur të ardhurat i fitonte në emigrim, por pamundësia ia ka penguar lëvizjen. “Në Greqi nuk iki dot se kam hallin e mamit, nuk kam njeri këtu afër që ta ndihmojë.” KEMP-i që merr mamaja e Arjanit, sipas tij, zor se përballojnë edhe ilaçet.

“Ajo një KEMP merr dhe nuk shlyen drita dhe ujë. Për vete me lekët e plakës. Çfarë do të bësh me 100 mijë lekë.”   Familja Murra nga fshati Llixha i qarkut Elbasan ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, qoftë edhe për të siguruar një punë për 27-vjeçarin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME