Categories Politike

“Të tërhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet” flet anëtari i ri i kryesisë së PD-së: Basha përballë betejës së fundit!

Anëtari i Kryesisë së PD Tomor Alizoti është shprehur se nuk e ka votuar Bashën kur u rizgjodh për kryetar. Më tej ai është shprehur se Basha duhet të japë dorëheqjen nëse nuk fiton zgjedhjet vendore.

“Unë mendoj që politika gjykohet me akte. Basha është zgjedhur dhe është kryetar dhe ai për mua është në betejën e fundit. Unë nuk e kam zgjedhur por çdo kryetar duhet të dorëhiqet. Edhe nëse nuk fiton në këto zgjedhje ai duhet të japë dorëheqjen”.

I ftuar në Abcnews Alizoti theksuar se Partia Demoktarike sot është në ditët më të vështira.

“Partia Demokrati ka pasur gjithmonë beteja dhe do ketë beteja.  Kjo është ajo që e ndryshon nga partitë e tjera. Mendoj se më mirë të bëhet një garë e një versioni të tillë sesa pa garë fare.

Unë nuk jam as me Bashën e as pa Bashën, unë jam anëtar i Kryesisë së PD. Unë jam surpzizuar dhe jam i habitur nga ata që më votuan.

Nëse demokratët dhe nëse shqiptarët nuk besojnë tek PD , kjo parti do ta ketë shumë të vështirë. Njerëzit janë të lodhur nga politika. Nëse PD nuk sjell një alternativë do ta ketë shumë të vështirë të vijë në pushtet. PD nuk është në ditët me të mira. PD është në ditët më të vështira.

Unë mendoj se protesta në Shqipëri janë të domosdoshme sepse vendi është drejt një rrënimi ekonomik. Papunësia është e madhe dhe qeveria nuk diskuton për problemt reale por flet për gjëra absurde. Nëse njerëzit vijnë pas kësaj force dhe mbështesin PD atëherë Rama mund të rrëzohet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME