Categories Lajme

Teatri Kombëtar/PDIU: Shfaqja e pushtetit absolut të një njeriu

Situatën tek Teatri Kombëtar, PDIU-ja e konsideron këtë “shfaqjen më brutale të pushtetit absolut të një njeriu”. Përmes një reagimi për mediet, PDIU-ja thekson se qëndron në krah të Aleancës për Teatrin, duke thënë se shembja e kompleksit të godinave është në kundërshtim me Kushtetutën. ”PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbeshtetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend. Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e rregjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo rregjimi diktature”.

Reagimi i plotë i PDIU-së

RREGJIMI RILINDAS i FB pasi u tall me ekonominë e varfërinë e shqiptarëve, nuk hoqi dorë as në kohë pandemie nga grabitja e pronës publike dhe taksave të shqiptarëve. Sigurisht që në kohë pandemie realizimi i prishjes së Teatrit Kombëtar, ëndrra 20 vjeçare e Edi Ramës është shfaqja më brutale e pushtetit absolut të një njeriu, e shoqëruar si gjithmonë me një aferë futje duarsh në xhepat e shpuar të shqiptarëve.

Në kundërshtim me kushtetutën, në mesnatë kalojnë VKM- të e qeverisë, e po në mesnatë mblidhen të emëruarit e Rilindjes për Tiranën, sepse “Komiteti Qëndror i Ekspertëve” të pandemisë, i ka thënë Rilindasve që Covid nuk del natën.

PDIU vlerëson se vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar shkatërron përfundimisht çdo iluzion për një shtet ligjor në Shqipëri dhe është në të njëjtën kohë një atentat ndaj trashëgimisë kulturore e shpirtërore të vendit. PDIU mbështet pa asnjë rezervë Aleancën për Teatrin dhe i bën thirrje të gjithë mbeshtetësve të saj, të jenë në mbrojtje të Teatrit Kombetar dhe të shtetit ligjor në vend.

Shtimi artificial i numrit të të infektuarve dje dhe sot, që mesa duket është strategjia e re e “Komitetit Qëndror Teknik” me qendër në Surrel, do të konsiderohet si një manovër e regjimit autoritarist dhe do reagohet si ndaj çdo rregjimi diktature.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME