Categories Lajme

Tejkalimi i afateve, Qeveria shqiptare në negociata me grekët

Qeveria shqiptare është në negociata dhe kontakte të ngushta me qeverinë greke për të adresuar problemin e gjobave të vëna për qytetarët shqiptarë, që u penalizuan nga pamundësia për të lëvizur për shkak të mbylljes së kufirit. Kështu deklaroi sot nga pika kufitare e Kakavijës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i pyetur nga gazetarët lidhur me qytetarët shqiptarë të cilët kanë kaluar afatin 90-ditor dhe janë vendosur gjoba nga shteti fqinj.

“Vetë ne si qeveri shqiptare kemi vendosur që të huajt që janë në Shqipëri dhe janë në tejkalim të afateve të mos i penalizojmë. Pra, kemi pranuar faktin që pandemia si forcë madhore duhet njohur dhe nuk duhen penalizuar qytetarë për shkak të tejkalimit të afateve të qëndrimit në pamundësi të rinovimit të dokumenteve. Shpresojmë që edhe qeveria greke do ta bëjë të njëjtën gjë”, deklaroi Lleshaj.

Ministri tha se “mesa jam i informuar kjo gjë do të ndodhë. Por kryeministri ka premtuar publikisht që gjithsesi qeveria shqiptare edhe në rast se qeveria greke nuk do të gjejë mundësi për ta adresuar këtë problem, qeveria shqiptare do të marrë përsipër kostot e të gjithë penaliteteve që janë adresuar ndaj qytetarëve shqiptarë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME