Categories Lajme

Tejkalohen parashikimet, rehabilitimi i Gjanicës dhe qendrës së Fierit në kohë rekord

Rehabilitimi i lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit në Fier është  një projekt që kapërcen çdo afat të parashikuar dhe që pritet të përfundojë në një kohë rekord.

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi evidenton pikërisht punën që po bëhet në këto kantiere ndërtimi. “Rehabilitimi i lumit Gjanica dhe qendrës së qytetit është sot fronti më i madh i punës në Fier që që nuk ndalet pavarësisht nga moti”, u shpreh Subashi.

Ky projekt ka marrë po ashtu vëmendjen maksimale të banorëve të Fierit, të cilët prisnin prej dekadash këtë transformim rrënjësor.

Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në këtë qytet.

Punimet kanë hyrë në një fazë intensive dhe brenda këtij viti, ky projekt do t’i bashkohet hartës së madhe të ndryshimeve në Fier, duke transformuar përfundimisht edhe dimensionin urbanistik të qytetit.

Sipas projektit, janë dy ura mbi lumin Gjanica, ku njëra duket se do të jetë vetëm për këmbësorët. Ndërsa në të gjithë hapësirën e sheshit, do të ketë korsi të dedikuara për biçikletat në krah të trotuareve.

Po ashtu, sheshi ri i Fierit, do të ketë një parkim nëntokësor për të cilin po vijon puna me ritme të larta, me akses në të dy ekstremet e sheshit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME