Teknologji

Instagram do bëhet me pagesë

Abonimet me pagesë do të vijnë me qasje në përmbajtje dhe veçori ekskluzive, si “Live” dhe “Badges” vetëm për abonentët. Përdoruesit e Instagramit fillimisht në SHBA së shpejti do të jenë në gjendje të abonohen te një numër i vogël krijuesish dhe influencuesish për të patur akses në përmbajtje dhe veçori ekskluzive.

Në një postim, Instagram njofton se do të nisë një testim abonimesh, teksa më shumë krijues do të shtohen në javët e ardhshme, raporton The Verge.

Të abonuarit do të paguajnë një tarifë mujore për të pasur akses në përmbajtje vetëm nga krijuesit që ata ndjekin. Abonentët do të pajisen gjithashtu me një ”Badge” ngjyrë vjollce në username-in e tyre në IG, që do të sinjalizojë statusin e tyre tek krijuesi i kontentit.

Nivelet e çmimeve do të variojnë nga 0,99 dollarë deri në në 99,99 dollarë në muaj dhe krijuesit mund të zgjedhin vlerën e çmimit për abonimet e tyre.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close