Teknologji

Meta ndalon kompanitë që spiunojnë përdoruesit e saj

Kompania Meta që kontrollon rrjetet sociale si Facebook, WhatsApp, Instagram  ka bllokuar disa kompani që targetojnë përdoruesit e saj. Meta deklaroi që do informojë rreth 50,000 përdorues të saj për veprimet e këtyre kompanive. Platforma akuzoi kompanitë për krijimin e llogarive të rreme dhe përdorimin e metodave të h akerimit për të mbledhur informacion.

Kompanitë akuzohen se kanë mbledhur të dhëna për gazetarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut. Meta ka deklaruar se hetimi ka zgjatur disa muaj raporton “BBC”. Platforma ka nisur veprimet ligjore kundër këtyre kompanive.

Autoritetet amerikane vendosën në listën e zezë disa prej këtyre kompanive muajin e kaluar. Kompania Meta ka akuzuar kompaninë izraelite  “Black Cube”, që ishte punësuar nga regjisori Harvey Weinstein për të spiunuar gratë që e akuzonin atë për sulme s eksuale. Kompania “Black Cube” mohoi akuzat dhe deklaroi se aktivitetet e saj kanë qenë në përputhje me ligjet lokale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close