fbpx
Teknologji

Prezantohuni me Koenigsegg Gemera-n e ri, vetura me katër ulëse më e shpejtë në botë

Gjatë një konference për shtyp ‘online’, firma për prodhimin e makinave Koenigsegg shpalosi modelin elektrik Gemera, përkatësisht veturën me katër ulëse më të shpejtë në botë.

“Performanca më e lartë i përkiste botës së makinave me dy ulëse – deri më tani”, tha shefi ekzekutiv dhe themeluesi i firmës, Christian von Koenigsegg, transmeton lajmi.net. “Gemera është një kategori plotësisht e re e makinave, ku mega-vetura përputhet si jashtë, edhe brenda me ambientin. Ne po e quajmë atë një Mega-GT”.

   

CarBuzz ka marrë vesh se Gemera fuqizophet nëpërmjet tre motorëve elektrikë – një për secilën rrotë të pasme – dhe një në boshtin e kthesës që, në kombinim, prodhojnë 1,100 kuaj-fuqi. Një motor tjetër, me dy litra, tre cilindra, dhe turbo të dyfishtë Freebove, ofron 600 kuaj-fuqi shtesë.

Në total, kjo përbërje bën që makina të prodhojë 1,727 kuaj-fuqi, duke i mundësuar makinës të arrijë prej 0 në 100 km në orë për 1,9 sekonda. Shpejtësia maksimale e modelit të ri është 400 km në orë. Ndërmarrja e automobilave ka bërë të ditur se në dispozicion do jenë vetëm 300 copë dhe linja e re do plasohet më 2021-ën, por nuk ka bërë të ditur çmimin.  

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button