Keni nevojë për një telefon të ri, por ende nuk dini cili është më i miri. Këtu gjeni një udhëzues, me telefona të krahasuar nga më i miri e deri më pak i miri: Apple, Samsung, Huawei, OnePlus dhe të tjerët, në mënyrë që t’iu ndihmojë të blini më të mirin.
Kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë sesa tani për të blerë një telefon të ri me shumë cilësi me performanca fantastike dhe me ekrane spektakolare. Kjo listë e krahasimeve dhe radhitje të telefonave më të mirë është bërë nga “The Guardian”, sot më 17 dhjetor, dhe representon modelet më të mira të telefonave.
Më i miri në përgjithësi: OnePlus 7t, telefoni më i mirë i vitit 2019. Është telefoni më i shpejtë me çipin më të lartë të Qualcomm, Snapdragon 855+, 8GB RAM dhe 256 GB. Kamera trefishë prapa është shumë e mirë me kënd ultra të gjerë 16 MP dhe me një aparat fotografik 8 MP.

Më i miri iOS: Apple iPhone 11 Pro Gjërat e mira vinë në një paketë të vogël. iPhone 11 pro nuk është telefoni më i madh dhe më i shtrenjtë i telefonave të mençur të Apple të vitit 2019, dhe është më i miri dhe pothuajse telefoni më i mirë i vitit 2019. Me një ekran prej 5.8 inq, performancën e konsideruar si më e mira dhe me një jetëgjatësi të lartë në bateri.

Më i miri nga Android: Samsung Galaxy S10, me një ekran të mahnitshëm me madhësi të posaqme për ta mbajtur në duar dhe në xhep, ky është Galaxy S10.

