Categories Lajme

Masa e sigurisë ndaj të arrestuarve për tërmetin, dalin pamjet kur familjarëve u bie të fikët pas vendimit

Gjykata e Durrësit ka komunikuar masën e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me hetimet pas tërmetit të datës 26 nëntor.

Seanca vijoi më tepër se katër orë dhe se ka pasur humbje ndjenjash nga familjarët të cilët nuk e pranuan vendimin për të afërmit e tyre.

Vendimin e Gjykatës e kanë cilësuar si skandaloze, situata ka qenë e tensionuar, familjarët nuk e pranuan vendimin e Gjykatës e cila la në burg të afërmit e tyre.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

Arben Isaku, 42 vjeç, ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, arrest me burg

Klajdi Lame, 32 vjeç, inspektor i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, arrest me burg

Albrend Qetka, 35 vjeç, specialist në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, arrest me burg

Kujtim Hasa, 53 vjeç, shefi i shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, arrest me burg

Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, arrest me burg

Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, ndërtues i “Hotel Mira Mare”, arrest me burg

Avdulla Osmani, 61 vjeç, ndërtues “Hotel Tropikal”, arrest me burg

Defrim Celami, 44 vjeç, specialist i ALUIZNI-t, arrest me burg

Nevjana Isufi, 45 vjeçe, pronare e një studio projektimi, arrest me burg

Avokatët mbrojtës janë shprehur se nuk janë këta persona që kanë bërë të mundur firmosjen apo falsifikimin e dokumenteve. Avokatët mbrojtës gjithashtu kanë kurkuar që hetimet e prokurorissë të fillojnë në hallkat më të larta. Sipas tyre duhet të hetohet edhe Flamur Gjuzi i cili nuk gjendet në Shqipëri pasi është larguar./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME