Categories Lajme

Telefonata e pazakontë/ “Ndiiihmë! Po më vdesin fëmijët, ndiiihmë”

Mëngjesin e sotëm, në emisioni “Koha për t’u zgjuar” një zonjë që ka telefonuar e ka thyer monotoninë ku përgjithësisht njerëzit kontaktojnë duke shprehur mendime, këndvështrime, herë-herë duke mbajtur edhe qëndrime politike ku nuk mungojnë as sharjet apo lavdërimet e partive politike.

Thirrja e saj ishte e jashtëzakonshme në dukje por krejtësisht e zakonshme në sofrat dhe shtëpitë e dhjetra-mijërave  familjeve shqiptare, ku të harruar në skamjen dhe varfërinë e pajustifikueshme për kohën, rropatën skutave të mjerimit për të siguruar kafshatën e gojës dhe mbijetesën e fëmijëve të mitur e shpresë-vrarë.

Ajo nuk kërkonte asgjë më tepër veçse bukë për fëmijët e saj dhe jehona kombuese e zërit të saj përgjërues teksa shqipton fjalën “Ndihmë” është një thirrje për  të gjithë ne që t’i gjendemi pranë kësaj zonje dhe fëmijëve të saj, por edhe një këmbanë alarmi që na fton për t’u zgjuar e shkundur nga një realitet i tillë ku mbijetesa bashkë me dinjitetin njerëzor vihen jo rrallë në rrezik.

Për të gjithë ata që duan t’i gjenden pranë zonjës duke i ofruar ndihmë me aq sa munden dhe si të mundën, ky është numri i saj i kontaktit: 0684154423.

Shpresoj t’i përgjigjemi të gjithë thirrjes së saj të dëshpëruar. Edhe pse kundër mjerimit duhet ngritur zërin fort dhe në mënyra të ndryshme.

Gazetari Ilir Kadia, i cili përmes një statusi në rrjetin social facebook, bën apel për t’a ndihmuar këtë zonjë dhe fëmijët e saj, shkruan se klithma e saj përmes telefonit ishte diçka e pazakontë.

Ai thotë se ktlithma e e zonjës ishte si një thikë në zemër e cila kërkonte bukë për fëmijët.

Statusi i Plotë i Ilir Kadias:

Klithja e një nëne zemërvrarë!

Ndihmë!Ndihmë!-klithi një grua në tv këtë mëngjes. Ishte diçka e pazakontë! Tek “Koha për tu zgjuar” përgjithësisht marrin ankimtarë “profesionistë” që qajnë hallet e Shqipërisë duke sharë a mbrojtur partitë. Pandeha se gruaja klithi se sapo e kishin grabitur, a se e kishin përplasur me makinë në trotuar, a se i kish plasur zjarri në shtëpi e desh të shpëtonte fëmijët mes flakëve…

Po më vdesin fëmijët! Ndihmë! I kam pa bukë! Nuk kam çfarë tu jap! Ndiiiihmë!

Ajo dha numrin e saj të telefonit dhe u largua!

Nuk arrita dot ta fiksoj! Por klithma e saj mu ngul si thikë në zemër!

Ajo kërkoi bukë për fëmijët o njerëz!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME