Categories Sport

Telenovela Messi-Barcelona, babai i argjentinasit bën deklaratën e papritur

E ardhmja e Lionel Messi është kthyer në një telenovelë. Sulmuesi argjentinas raportohet se gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë i mërzitur dhe madje as ka dalë nga shtëpia. Sigurisht Barcelona është familja e tij dhe vendimi për t’u larguar nuk është i lehtë për të. Gjithsesi ka të reja të tjera. Në Katalonjë bisedimet mes presidenti Josep Maria Bartomeu dhe babit të Messit, Jorge, vijojnë dhe te Barcelona janë të vendosur të mos heqin dorë nga shërbimet e lojtarit të konsideruar si më i miri në botë prej tyre.

Deportes Cuatro shkruan se Jorge Messi ka konfirmuar për ta se po e mendojnë opsionin e qëndrimit të sulmuesit edhe për një sezon te Barcelona dhe më pas verën e ardhshme ai mund të kalojë te Manchester City me parametra zero. Kështu edhe Messi do të mund të përshëndetet me tifozët dhe të largohet ndryshe nga Barcelona. Kjo lëvizje do të shmangte edhe gjyqet mes palëve. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, pasi nga ora në orë dalin lajme të ndryshme rreth të ardhmes së sulmuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME