Categories Lajme

Temperatura deri në 39 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb moti në Republikën e Shqipërisë do të karakterizohet nga kthjellimet, këto kushte atmosferike mbeten deri orët e para të pasdites kur në zonat malore shfaqen vranësia kalimtare, të cilat gradualisht përfshijnë edhe zonat e ulëta.

Ndërsa vija bregdetare mbetet me kthjellime. Këto kushte atmosferike vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Deri pasdite Republika e Kosovës paraqitet me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por pasditja dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht shtrihen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Mbetet edhe ditën e enjte MV në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta. Kryesisht këto kushte atmosferike dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës. Pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Rajoni dhe Europa

Stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut dominojnë pjesërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, Qendrën dhe gjithë vendet e Europës Lindore. Ndërsa kthjellime dhe temperatura të larta paraqiten mbizotëruese për Brigjet e Egjeut, Vendet e Pellgut të Mesdheut dhe Europën Veriore

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME