Categories Lajme

“Temperaturat arrijnë 37 gradë”, i nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri

Sot do ketë një mot të kthjellët me vranësira të pakta në zona të izoluara. Parashikohet që temperaturat të arrijnë deri në 37 gradë në mesditë, ndërkohë që në vlerat minimale do shkojnë deri në 17 gradë në zonat malore. Sipas një njoftimi nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak në bregdet do të ketë pak erë që do të krijojnë një det në valëzim deri në 3 ballë.

“Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të qarkullojnë në vend edhe gjatë ditës së enjte. Moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 3 ballë. Temperaturat parashikohen: vendet malore 17° deri 33°C; vendet e ulëta 19° deri 37°C; vendet bregdetare 21° deri 34°C”, shkruan SHMU. Prej ditësh Shqipëria është përfshirë në një mot të nxehtë arfikan, ku termometri ka shënuar 37 gradë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME