Categories Lajme

“Tempulli” godet në Tiranë, tre të arrestuar me 310 doza kokaine pranë Piramidës

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë në vijim të operacionit “Tempulli”. Pasi kanë siguruar informacion për disa shtetas që shitnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme në Tiranë, efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë: B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata janë lokalizuar në rrugën “Papa Gjon Pali II” dhe gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Tiranë/Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.

Në kuadër të këtij operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, u finalizua operacioni policor i koduar “Piramida”.

Shitnin doza të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Pas kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve i janë gjetur 310 doza kokaine të gatshme për shitje.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pasi kanë siguruar informacion për disa shtetas që shitnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme në Tiranë, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Në këtë kuadër është finalizuar operacioni policor i koduar “Piramida”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Xh., 30 vjeç, A. M., 34 vjeç dhe R. M., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Në rrugën “Papa Gjon Pali II”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta tre shtetas, të cilëve gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën 310 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, të cilat u sekuestruan bashkë me 5 celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME