Categories Lajme

“Tensionet janë përshkallëzuar”, lidhja e re e Brad Pitt prish raportin me Angelina Jolie

Raporti mes ish-çiftit më të famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt është përkeqësuar sërish. Gjërat mes tyre kanë marrë tatëpjetën, aq sa ata nuk janë më në terapi familjare, ndërkohë që muajin e ardhshëm është planifikuar një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve. “Tensionet janë përshkallëzuar midis Brad dhe Angelina, dhe terapia familjare që nuk po ndodhte më,’ tha një burim për Us Weekly. Ish-çifti duket se kishte arritur një mirëkuptim mes tyre për bashkë-prindërimin, pasi Pitt u fotografua duke lënë shtëpinë e Jolie në qershor.

Por, siç raporton Us Weekly, Angelina kundërshton kërkesën e Brad, i cili “dëshiron 50 me 50 kujdestari të përbashkët fizike dhe ligjore të fëmijëve.” Gjithashtu thuhet se Jolie pranon të diskutojë mbi një marrëveshje të mundshme “nëse baza e shtëpisë për fëmijët nuk është Los Angeles.” Fëmijët më të vegjël janë në shkollë në Los Angeles, gjë për të cilën Angelina ka qenë gjithmonë kundër, pasi kërkon të shpërngulet në Mbretërinë e Bashkuar. Kujtojmëqë  Pitt ka nisur një romancë me një modelegjermane, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave për shkak të ngjashmërisë së madhe me Jolie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME