Categories Lajme

U fut në “valle” për 200 €, por pagoi gjashtë mijë për të dalë! Trafikanti që korruptoi gjyqtaren: Jam penduar

Orjon Bali u fut në “valle” për 200 euro, por përfundoi duke dhënë 6 mijë ryshfet për të dalë nga qelia, ndërsa hetimet vijojnë. Kjo është historia e trafikantit të emigrantëve Orjon Bali që shënoi skandalin e korrupsionit në gjykatën e Apelit në Korçë, ku e përfshirë është gjyqtarja Mimoza Margjeka. Por cfarë tha ai në momentin e arrestimit? Orjon Bali ka pranuar se po i transportonte 5 emigrantët palestinezë nga Korça në Tiranë kundrejt 200 eurove. “Rreth orës 13.00 u nisa nga qyteti i Tiranës për në qytetin e Korçës për të marrë persona të huaj dhe për t’i çuar në qytetin e Tiranës kundrejt përfitimit prej 200 eurove.

Kur kam qenë në hyrje të Korçës jam takuar me një djalë që ka pasur një automjet ngjyrë jeshile dhe më tha të shkoja pas tij dhe në një rrugë fshati mora 5 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe u nisa drejt Tiranës. Përpara në rrugë ka qenë një tjetër person me makinë jeshile që herë pas here telefononte dhe më thoshte ec se s’ka probleme. Në hyrje të qytetit të Pogradecit na ndaloi policia” tha ai. Ai ka deklaruar se ka kryer edhe njëherë më parë këtë punë dhe në atë rast i kanë dhënë 180 euro. Bali është shfaqur i penduar për cfarë ka ndodhur, por shtoi se “e kam menduar si mundësi punësimi sepse nuk e dija se ishte e paligjshme” është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME