Categories Lajme

Tensionet me Turqinë, Mitsotakis shpall masat e reja për mbrojtjen e Greqisë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, në fjalimin me rastin e hapjes së Panairit të përvitshëm ndërkombëtar që sivjet zhvillohet në kushte të reja për shkak të pandemisë, ka shpallur masa të reja sa i përket mbrojtjes së vendit, në një periudhe kur tensioni mes Greqisë dhe Turqisë në lidhje me zonat detare në Mesdheun Lindor ndodhet në kulmin e tij.

Kështu ai ka deklaruar se në ditët e ardhshme do të nënshkruaje me qeverinë franceze blerjen e 18 avionëve luftarake Rafale , 4 fregata të reja franceze dhe rinovimin e 4 të tjerave .
Gjithashtu ai ka theksuar se do të rinovohet arsenali I tre trupave ushtarake , këmbësorisë, marinës detare , forcave ajrore dhe gjatë pesë viteve të ardhshme do të futen në ushtri 15000 burra dhe gra .
Ndërkohë do të restaurtohet industria e armëve, repartet që janë të specializuara me mirëmbajtjen e anijeve luftarake dhe avionëve . Ndërsa do të fillojë menjëherë futja e sistemeve te reja dixhitale dhe hibride në ushtri, me synim pajisjen e saj me sistemet me moderne.

Kryeministri grek ka akuzuar Turqinë për minimin e sigurisë dhe paqes në Mesdhe. Jemi një vend i gatshëm për të bashkëpunuar me të gjithë fqinjët edhe me Turqinë. Përndryshe vetëm gjykata ndërkombëtare mund të japë një zgjidhje. Epilogu I sfidave mund të bëhet prologu I diskutimeve- ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qytetarët sfidojnë temperaturat e larta, mesazh me trëndafila të kuq edhe SPAK-ut

Qindra aktivistë dhe qytetarë janë grumbulluar sot para prokurorisë së Posaçme, aty ku u dorëzua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentimi i autobusit në autostradë, shoferi dyshohet se pësoi arrest kardiak!

Detaje të tjera mësohen në lidhje me aksidentimin e autobusit të linjës Berat-Tiranë në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Shpërblimi i pensionistëve kalon në llogari në korrik, ja të gjitha kategoritë përfituese

Bazuar në vendimin e qeverisë për bonusin e pensionistëve, janë 11 kategori përfituese të tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonte në mënyrë të paligjshme inertet në lumin e Valbonës, IKMT i vendos gjobë 2 mln lekë subjektit

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka gjobitur me 2 milionë lekë subjektin Sh.Mulosmani,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Renditja/ Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë…

LEXO ME SHUME