Categories Lajme

“Tentativë vrasjeje, tortura, rrëmbim e përdhunim”, kapet i dënuari me 11 vjet burg në Itali

Dashamir Koka, 47 vjeç, është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Bazuar në njoftimin zyrtar të bluve, mësohet se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar me 11 vjet burg në Milano për 4 vepra të rënda penale.

Ai akuzohet për “vrasje të mbetur në tentativë”, “tortura”, “rrëmbim personi” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë”. Pritet që ai të ekstradohet në Itali.

“Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar me mbi 11 vjet burgim, nga autoritetet gjyqësore në Milano, për 4 vepra të rënda penale kundër personit, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 47-vjeçari.

Ndalimi i 47-vjeçarit, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me FAST Albanian. Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar ose kombëtar, si dhe të atyre që posedojnë armë, pa leje, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali”, njofton policia vendase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME