Categories Lajme

Tentuan të vjedhin dyqanin e celularëve dhe përplasën makinën e policit, një në pranga

Një person është ndaluar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me dy persona të tjerë të ndaluar pak ditë më parë kanë tentuar të vjedhin një dyqan celularësh në Fier.

Ndërsa gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes ata janë përplasur fizikisht me një punonjës policie dhe kanë aksidentuar qëllimisht automjetin e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. F., 32 vjeç, banues në Fier. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.01.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.

32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (i cili është shpallur në kërkim), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë. Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasit G. B., 33 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME