Categories Lajme

Tërhiqet Macron nga “pensionet”?! Presidenti francez: Jemi në dialog me sindikatat. Protestat ishin “paqësore”

Pas disa javësh protestash të dhunshme dhe greva, qeveria franceze ka pranuar të nisë diskutimet me sindikatat për reformën e pensioneve. Presidenti francez Emmanuel Macron, konfirmoi nisjen e dialogut me qëllim gjetjen e një zgjidhje, ndërkohë që ai më parë kishte paralajmëruar hyrjen në fuqi të ndryshimeve brenda këtij viti.Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklarauar se qeveria franceze po dialogon me sindikatat për reformën e pensioneve dhe planet për rritjen e moshës me dy vjet. “Ka sfida, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalemi”, tha Macron, i cili prej javësh ka shprehur vendosmërinë për zbatimin e reformës së pensioneve pavarësisht protestave.

Presidenti francez tregoi se është normale që sindikatat të shprehin pakënaqësi dhe vlerësoi se demonstratat ishin paqësore sipas gjykimit të tij.

Në fillim të kësaj jave, u njoftua se Këshilli Kushtetues i Francës mund të konfirmojë përputhshmërinë e ligjit, ose të kundërshtojë disa masa, duke anuluar draftin në tërësi.

Përveç kësaj, zyra e kryeministres franceze thotë se qeveria pret një fazë diskutimi me sindikatat në fillim të javës së ardhshme.

Përfaqëeuesit e sindikatabe nga ana e tyre duket janë janë gati të bisedojnë me pushtetin ekzekutiv për reformën e sistemit të pensioneve ku drafti i përgatitur parashikon rritjen me dy vjet të moshës për përfitimin e pagesës.Publikimi i draftit dhe kalimi i tij në Parlament pa votim nga shumica, shkaktuan protesta të dhunshme ne Paris dhe qytete të tjera rë Francës duke shkaktuar qindra arrestime dhe shkatërrim të infrastrukturës publike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME