Categories Lajme

Tërhoqi pakon me drogë që erdhi nga SHBA, ‘arrest me burg’ për 27-vjeçarin. Ja çfarë dëshmoi i riu

Gjykata e Tiranës ka lënë pas hekurave Ilir Sefën, i arrestuar pak ditë më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Ai u prangos në flagrancë ndërsa merrte një pako me drogë e mbërritur nga Shtetet e Bashkuara me postë.

Avokati i Sefës, Erjon Kullolli, kërkoi masë më të butë sigurie si “arrest në shtëpi” ose “burg me afat”, për ti dhënë kohë Prokurorisë që të provojë ose jo dijeninë e të arrestuarit mbi drogën. 27-vjeçari iu qëndroi deklarimeve të dhëna pas arrestimit duke mos dhënë shpjegime të tjera në gjykatën penale. “Drogën nuk e prisja unë.

Më tha një djalë që e kam në lagje, me emrin Fabian të shkoja ta merrja tek posta. Nuk e dija çfarë kishte brenda”, ka pretenduar Sefa në deklarimet paraprake. Shtetasi Fabian L. që përmend Sefa, është shpallur në kërkim policor. Policia u sinjalizua nga posta ku kishte mbërritur porosia, dhe mbajti në survejim se kush do të ishte marrësi. Droga e sekuestruar kap peshën e 1 kg e 600 gramë cannabis sativa, me përqindje të lartë THC.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME