Categories Lajme

Tërmetet në Turqi, sizmiologu shpjegon se si mund të ndikojë në vendin tonë

Tërmeti 7.8 Rihter që goditi Turqinë nuk e prek në mënyrë të drejtpërdrejtë Shqipërinë. Por sizmiologët thonë se për shkak të thyerjes tektonike teper të lartë, mund të ketë aktivitet sizmik edhe në Mesdhe. “Shqipëria nuk preket ngakjo pllakë tektonike, natyrisht ne kemi pozicionin tonë gjeografik dhe tektonik në rajonin e Mesdheut dhe natyrisht jemi shumë larg nga zona në fjalë rreth 1500 km në vijë ajrore.

Impakti i drejtpërdrejtë nuk ekziton, por duke qenë pjesë e një sistemi pllakash tektonike impakti mund të jetë rajonal mund të ketë lëvizje dhe shtim të aktivitetit në tërë rajonin”, thotë sizmiologu Edmond Dushi. Ekspertët e sizmologjisë thonë se përmasat e thyerjes së pllakës nga tërmeti në Turqi janë afro 100 km në kufi me pllakën arabike ku mund të regjiistrohen lëvizje sizmike.

“Ka rreth 100 vite që nuk përsëritet një tërmet i tillë kaq i fortë. Përmasat e kësaj thyerje mund të kapin deri në 100 km. Kjo është thyerja anatoliane lindore dhe kjo ëshët pjesë e pllakës anatoliane, naturisht më në jugperëndim të saj kemi edhe kontaktin e pllakës së madhe arabike me pllakën anatoliane, por kjo është një thyerje e cila karakterizohet në territorin e Turqisë”.

Stacioni i sizmologjisë në Shqipëri ka regjistruar dhjetra pasgoditje të forta që tregojnë se aktiviteti sizmik në Turqi mbetet i lartë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME